Berisha: Në 23 qershor zgjidhni modelin e punësimit jo atë të shkatërrimit

Shqipëria

Berisha: Në 23 qershor zgjidhni modelin e punësimit jo atë të shkatërrimit

Më: 15 maj 2013 Në ora: 20:28

Qarku i Fierit ishte stacioni në të cilin u ndal sot Partia Demokratike dhe kreu i saj, për të prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.
Konkurentët e këtij qarku do të jenë përfaqësuesit e interesave dhe aspiratave të qytetarëve në legjislativin e ardhshëm.
Por të tjera arsye ka, sipas kreut të qeverisë, se përse zgjedhësit duhet të votojne ne 23 qershor alternativën që përfaqëson kampi blu.

“Alternativa tjetër ndërmori një vendim historik duke mos votuar tre ligjet e statusit të vendit kandidat. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes personal interesat e çdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Koçit, shkelmoi KE. Por 23 qershori vjen dhe ne të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë evropiane, për statusin, për hapjen e negociatave me BE-në”, vuri në dukje kreu i qeverisë.

Se bashku firmosem marreveshjen e stabilizim asociimit, -tha Berisha ne Fier - dhe ia dolem te levizim pa viza ne Eruope. Sipas tij, Komisioni Europian propozoi Shqiperine per vend kandidat per ne BE, bazuar ne reformat e ndërmarra nga qeveria.
Kryeministri foli dhe per projektet ekonomike qe ka realizuar qeveria e tij si dhe per ato qe parashikon te permbushe ne mandatin e trete.

Investime te tjera te rëndësishme, sipas Kryeministrit, do te bëjnë te mundur krijimin e dhjetëra e mijëra vendeve te reja te punës per shqiptaret. Berisha ftoi qytetaret e Fierit te votojnë alternativen e djathte si alternativa e zhvillimit te vendit.

“Alternativa jonë do të mundësojë punë për çdo shqiptar. Në 23 qershor ju do të bëni zgejdhjev mes alternativa, të asaj që bllokoi tre ligjet dhe vetë zgjedhja për të përfshirë në aleancë katër parti komuniste dëshmon qartë se cila është mendësia dhe mentaliteti i tyre. DO të bëni zgjedhjen mes modeleve për punësimin e qytetarëve, për rroga më të mira, që me gjithë dobësitë dhe vështirësitë, në 20 vite jemi alternativa e vetme që ka firmosur çdo akt të madh të integrimit. Jemi alternativa që do të çojë Shqipërinë në Europë”, vuri në dukje Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat