Berisha i përgjigjet Ramës: Vitet si gjysh, janë vitet më të bukura

Shqipëria

Berisha i përgjigjet Ramës: Vitet si gjysh, janë vitet më të bukura

Më: 10 qershor 2013 Në ora: 20:58

Prezantimi i kandidatëve për deputetë të partisë Demokratike në Laç ka sjellë me vetë dhe një përgjigje të Kryeministrit Berisha për kundërshtarin e tij politik.

“Prej 3 javësh merret me nipërit e mbesat e mia dhe Sali Berishën gjyshin e tyre. Çdo ditë njeriut ia jep Zoti, por më të bekuara mbi tokë janë ato vite kur jeton si gjysh i nipërve dhe mbesave të tu, këtë e ka të qartë çdo njeri, përveç atij që ka patur vitet e rinisë pa rini, vitet e burrërisë pa burrëri. Kjo nuk është çështja e jonë”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij.
Për kreun e qeverisë e vetmja lodhje e kryetarit rama është përpjekja për tu thënë shqiptarëve se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë

“Shqipëria e rrënimit ekziston vetëm në mendjen e tij dhe autobusin mavi. Vitet si gjysh, janë vitet më të bukura. Unë jam lodhur se kam punuar, lodhem për të ardhmen e të rinjve, dhe për Shqipërinë e zhvilluar. T'i vazhdo udhëto në autobusin mavi, se unë jam duke punuar me qytetarët”, u shpreh Berisha.

Edhe në këtë takim Kryeministri u kërkoi banorëve të Laçit që të votojnë në 23 qershor për partinë Demokratike dhe kandidatët e saj për deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat