Berisha pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Shqipëria

Berisha pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Më: 11 qershor 2013 Në ora: 22:26

Ne një takim me Kryeministrin Berisha Komiteti i Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vlerësoi atmosferën e qetë politike dhe nivelin e lartë të transparencës mediatike në të cilën po zhvillohet fushata elektorale. Kryeministri Berisha i siguroi parlamentarët e Këshillit te Europes se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përsa i përket bojkotit qe opozita i ka bërë KQZ, Kryeministri Berisha e siguroi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, se në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen menjëherë në detyrë. Kryeministri theksoi se nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, mazhoranca është e gatshme t'i votojë ato në seancë te jashtëzakonshme. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia themelore e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos u përsëritur situata e vitit 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat