10 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale. Burime nga KQZ kanë thënë për ABC NEWS se kutitë e votimit dhe fletët e votimit do të shpërndahen gjatë javës së ardhshme.
Fillimisht ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për Qarkun Tiranë. Në mjetet e vëna në dispozicion të KQZ-së janë ngarkuar për tu shpërndarë dhomat e fshehta të votimit dhe materaialet ndihmëse për zhvillimin normal të punës në Vendet e Numërimit të Votave. Burimet pranë KQZ-së bëjnë me dije se gjatë ditëve të vijim do të vijojë shpërndarja e bazës materiale në 11 qarqet e tjera të vendit. Ndëkrohë, mësohet se shpërndarja e fletve të votimit dhe kutive të votimit do të shndërndahen gjatë javës së ardhshme.
Përmes këtij procesi, institucioni përgjegjës për organizimin dhe adiministrimin e zgjedhjeve është në zbatim të ligjit zgjedhor. Në nenin 99 të tij, thuhet se KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore. Pjesë e këtyre metarialeve, janë numrin e nevojshëm të fletëve të votimit, vulën e KQV-së, kutitë e votimit, procesverbalet e qendrës së votimit, Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së, numërin e mjaftueshëm të kodeve të sigurisë për kutitë e votimit, si dhe gjithë materailet e tjera zgjedhore, të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor.
Duke konsideruar zgjedhjet e 23 qershorit shumë të rëndësishme, KQZ ka nisur shpërndarjen e bazës materiale 10 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve. Procesi i shpërndarjes do të kryhet nën masa të larta sigurie.