Kryeministri në një nga baret pranë bregut në shëtitoren “Taulantia”

Shqipëria

Kryeministri në një nga baret pranë bregut në shëtitoren “Taulantia”

Më: 14 qershor 2013 Në ora: 18:56

Kryeministri Berisha, pas përfundimit të dy takimeve elektorale sot paradite në Durrës, u ndal në një nga baret në qendër të qytetit të Durrësit, ku shkëmbeu përshëndetje e biseda të shkurtra me qytetarë të ndryshëm. Më pas, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për këtë qark, përshkoi në këmbë rrugën përgjatë bregut në shëtitoren “Taulantia”, ku u ndal në disa biznese, kryesisht në fushën e shërbimeve, të vendosura aty. Kryeministri Berisha u interesua për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre dhe dëgjoi me interes të veçantë shqetësimet dhe opinionet e tyre. Kryeministri Berisha mori vlerësimin e shumë qytetarëve për çka është arritur gjatë këtyre viteve dhe mbështetjen për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat