Mbështetje për Shqipërinë dhe Kryeministrin në Kongresin Amerikan

Shqipëria

Mbështetje për Shqipërinë dhe Kryeministrin në Kongresin Amerikan

Më: 14 qershor 2013 Në ora: 21:51

Vlerësime për Shqipërinë dhe qeverinë e saj kanë ardhur sot nga Kongresi Amerikan. Kongresmeni, Dana Rohrabacher ka mbajtur diten e sotme nje fjalim mbi Shqiperine, ku është theksuar pikërisht progresi i vendit dhe puna e qeverisë “Berisha” për zhvillimin e Shqipërisë.

Kongresmeni Dana Rohrabacer, përfqësuesi republican i Kalifornise në fjalën e tij kushtuar Shqipërisë shprehu falenderim për vendin tonë dhe kryeministrin Berisha që i cilesoi miq besnike te Amerikes.

“Njëzetë vjet më parë, Shqipëria ishte duke u përpjekur për të lënë pas vitet e shtypjes dhe varësisë; një periudhë kur ishte një klon i Koresë së Veriut. Tani, Shqipëria është një demokraci me përfaqësues të zgjedhur që angazhohen në debate të hapura në një shoqëri civile të fuqishme. Shqipëria është një anëtare e NATOs që vazhdon të kontribuoj me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, dhe mori pjesë në lirimin e Irakut, të drejtuar nga SHBA. Tani ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në kontrast me diktaturën ateiste që la pas, sot kishat dhe xhamit shqiptare janë plotë. Në mënyrë të ngjashme, ekonomia marksiste është zëvendësuar me një ekonomi tregu në zgjerim”, u shpreh kongresmeni, gjatë fjalimit të tij.
Parë në këtë këndvështrim, në gjykimin e Rohrabacher SHBA është mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.
“Amerika mund te jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë. Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtar të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”, mbylli fjalimin e tij kongresmeni amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat