Berisha: Modeli im bazohet tek familja, vlerat e shenjta dhe e ardhmja

Shqipëria

Berisha: Modeli im bazohet tek familja, vlerat e shenjta dhe e ardhmja

Më: 15 qershor 2013 Në ora: 13:41

Entuziazmohet sa herë vjen në shtëpinë e tij.Tropojanët e shohin zot shpie dhe ia njohin të mirat.
Por kur i numërohen prej socialistëve i vjen edhe më mirë. Hasan Zenelajt i ka ardhë dita të votojë për Sali Berishën, pas 20 vitesh ia ka fituar votën.
“I nderuar zoti kryeministër mirë se erdhe në Tropojën tonë, fshati Markaj komuna Bunaj. Që nga vit 92 votoj PS, sot dua të jem me PD, na solle ujin e pijshëm, asfaltimin e rrugës tonë, invalid i rrugës tonë, dyfishove pensionin invalidëve, kam tre fëmijë, femijët e mi mbaruan shkollën e lartë, të uroj kryeministër edhe një mandat. Urime”.
Është vendi ku Sali Berisha t’u flasë për modelin e tij.
“Modeli juaj dhe i Sali Berishës që bazohen tek familja, vlerat e shenjta të saj, që beson tek Tropoja, Shqipëria kombi dhe e ardhmja e tij”
Më pas për modelin përballë.
“Modeli tjetër është ai i Edi Ramës, njeriut i cili nuk ka lënë fjalë të ndyrë pa hedhur mbi vendin e tij mbi Shqipërinë, por dhe mbi socialistët që sot vetë i drejton. Modeli i Ramës është dekorimi i atyre që u kënduan xhelatëve të popullit ëtë kosovës masakrev mbi të në një kohë kur ju sakirfikonit jetën tuaj për lirinë e Kosovës. Pa u tharë akoma gjaku i djemve tuaj të rënë për lirinë e Kosovës Edi Rama do të dekoronte Goran Bregovicin si shpërblim për himnet që thuri ndaj masakruesve dhe xhelatëve të djemve të Kosovës dhe bijve tuaj.
Modeli i Edi Ramës mbajti peng statusin e vendit kandidat, atë që u bëri ai Shqipërisë e shqiptarëve nuk ia bëri vendit të vet kërkush vec etërve të tij. Është modeli i hekuravë të burgut për cdo gjë që kundërshton duke filluara nga familja e tij”.

Është koha për të gjykuar me arsye e për të zgjedhur mes Sali Berishës dhe Edi Ramës dhe nga vendlindja e tij, Berisha mbështetet të jetë prapë zot shtëpie edhe për katër vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat