Më 22 Korrik do të bëhet votimi për kreun e ri të PD-së

Shqipëria

Më 22 Korrik do të bëhet votimi për kreun e ri të PD-së

Më: 4 korrik 2013 Në ora: 15:08

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike kryeministri Berisha u shpreh për mediat se Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi janë kandidatë zyrtarë për kreun e ri të kësaj partisë, sepse i plotësojnë të gjitha kriteret, ndërsa votimi do të zhvillohet më 22 korrik.
Përsa u përket dy kandidaturave të regjistruara ditën e djeshme për kreun e PD-së, Bujar Nallbani dhe Fatmir Merkoçi, berisha theksoi se ata duhe ttë plotësojnë disa kritere për të qenë zyrtarisht kandidatë në garën për kreun e kësaj force politike.
Sipas tij ky është një proces dinjitoz dhe fituesi do të ndërtojë lidershipin e ri të Partisë Demokratike, ndërsa kjo garë do t'i japë PD-së një fillim të ri që nuk e ka pasur.

Pas mbledhjes së kryesisë u prononcuan shkurtimisht për median të dy kandidatët zyrtarë për kreun e PD-së.
Sokol Olldashi u shpreh i bindur për një garë dinjitoze, ndërsa Lulzim Basha, pasi shprehu mirënjohjen për vendimin e kryesisë theksoi se: “nga ky proces do dalim më të vendosur dhe më të bashkuar”.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së
Kryesia e Partisë Demokratike mori sot në shqyrtim kandidaturat për zgjedhjet që do të zhvillohen në parti për postin e kryetarit të ri të saj.
Kjo mbledhje e drejtuar nga Kryeministri Berisha zyrtarizoi katër kandidatura.
Konkretisht kandidatët zyrtar janë Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinani dhe Sokol Prekë Paja.

“Eshtë e rëndësishme që anëtarët e PD kanë deklaruar angazhim në një proces vendimtar për partinë. Duhet të shndërrohemi në një opozitë të fortë dhe të ndajmë parimet e partive simotra. Një opozitë e fuqishme e cila të shkojë e sigurtë drejt fitores së ardhshme”, vuri në dukje Berisha.

Por nga ana tjetër, lideri demokrat insiston në zhvillimin e një garë të qytetëruar, transparente dhe të pa ndikuar nga presionet.
“Në procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri, asnjë nuk mund të përdorë pushtetin e tij. Nëse dikush do të lobojë për kandidatin që preferon, duhet të japë dorëheqjen nga forumet drejtuese të partisë. Do realizojmë procesin më të civilizuar që kjo parti ka zhvilluar ndonjëherë, lidershipi i ri do raelizojë qëllimin tonë. Ai që do të zgjidhet nga kryesia e partisë, ai do të zgjedhë edhe ekipin që ai mendon se na çon më shpejt në pushtet. Anëtarësia e PD të përçmojë të gjithë ata që do të tentojnë të ndërhyjnë në proces”, vlerësoi Berisha.

Janë katër kandidatura për kreun e ri të PD, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinani dhe Sokol Prekë Paja, ndërsa kërkesat e tjera nuk respektojnë statutin e PD.
“Kandidaturat që përcaktojnë kriteret sipas zyratës së organizimit në parti, janë kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri Sokol Olldashi, Astrit Sinani, anëtar i PD dega Fier, Sokol Prekë Paja anëtar dega Tiranë. Kandidaturat e tjera për shkak të mosqenurit anëtar i PD në bazë të statusit nuk mund të kandidojnë për kryetar të saj”, sqaroi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat