Olldashi: Ta bëjmë botën akademike, pjesë të forumeve të PD-së

Shqipëria

Olldashi: Ta bëjmë botën akademike, pjesë të forumeve të PD-së

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 13:41

Kandidati për postin e kreut të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, gjatë takimeve që zhvilloi me strukturat e e kësaj partie në Tropojë dhe Has, ku prezantoi platformën e tij zgjedhore, deklaroi se Partia Demokratike duhet të ndërtojë nje ekuilibër mes mekanizimit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës politike brenda strukturave të saj.
"Në momentin që vendosim një mekanizëm përgjegjësie për të gjithë piramidën strukturiale të Partisë Demokratike, duhet patjetër të konsolidojmë një mekanizëm karriere.
Në qytetet e mëdha ndodh fenomeni i flukseve anësore në parti, për të cilat ajo ka nevojë dhe që vijnë nga shqëria civile dhe bota akademike. Por nëse i bëjmë këto flukes dominante, militantëve që konkurojnë brënda strukturave të Partisë Demokratike ne ua zbehim motivin. Nëse ne do të duhet të fusim boten akdemike në parti, duhet që ta nxisim atë që të bëhet pjese e forumeve dhe konkurencës së brëndshme , sepse kështu rrisim përfaqësimin tonë dhe e bëjmë partinë më konkuruese dhe aktivistët më të motivuar për karrierë politike", theksoi Olldashi.
Gjatë këtyre bashkebisedimeve me strukturat e PD-së, ai bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t'i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze si dhe kërkoi që e gjithë anëtarësia të angazhohet në këtë proces zgjedhjesh brenda partisë, për të ndihmuar në ringritjen dhe ristrukturimin e të gjithë strukturave politike në bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat