Olldashi në njësinë nr 1: PD duhet të ketë një skedar të kontributeve të anëtareve

Shqipëria

Olldashi në njësinë nr 1: PD duhet të ketë një skedar të kontributeve të anëtareve

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 18:15

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të fokusohet tek një paketë ristrukturimi që mundëson inventarizimin e kontributeve të anëtarëve të saj. Gjatë një bashkëbisedimi që pati me strukturat e grupseksionit nr 1 në Tiranë, Olldashi tha se është shumë i rëndësishëm raporti që do të ndërtohet me anëtarët e partisë , të cilët i cilësoi si gurët e themelit të Partise Demokratike.
“Ky element është inventarizimi i kontributeve. Ne kemi nevojë që skedarët e anëtarësisë së partisë të mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anetaresie. Nese, ne sot se nuk i referohemi memories se drejtueseve të strukturave tona, ne e kemi te pamundur te identifikojme kontributin e militanteve tane, kontributin e anetarëve të Partisë dhe kjo na con që vleresimi i gjithsecilit prej tyre të mbetet ne objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politikë. Eshtë e pamundur që kjo të cojë në një trajtim të drejtë dhe të ndershëm të anëtarëve të partisë. Trajtimi duhet të jetë real dhe që të jetë real duhet që ky skedar të krijihet me shpejtësi, në mënyrë që ti japim gjithsecilit atë që realisht i takon dhe jo ate që unë mendoj se i takon” tha ai.
Duke prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe për krjimin e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brënda strukurave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale të jashtëzakonshme për të realizuar kthimin e shpejtë të saj në shumicë qeverisëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat