Basha në Tiranë: Fillim i ri edhe për rolin e anëtarësisë

Shqipëria

Basha në Tiranë: Fillim i ri edhe për rolin e anëtarësisë

Më: 9 korrik 2013 Në ora: 14:15

Në Tiranë Lulzim Basha, kandidat për kreun e PD-së premtoi një fillim i ri edhe për rolin e anëtarësisë. Ajo sipas tij do të jetë pjesë e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtues të partisë, pushtetit vendor dhe deputetëve. Basha tha se demokratët do jenë pushteti moral i shqiptarëvepërkundrejt mazhoracës së pazareve të kryesuar nga Edi Rama.
“Çdo anëtar i partisë demokratike, që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin, për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri tek përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua, është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj, do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do i rikthejmë pushtetin PD-së”

Basha u tregoi edhe konceptin e tij për analizën. Edhe ajo duhet të fillojë nga themeli tek kontributi i çdo anëtari ndër vite

“Analiza duhet dhe do të fillojë me evidentimin e plotë të kontributit të anëtarësisë së pd ndër vite. Nuk ka dhe nuk mund të ketë një fillim të ri, pa bërë të mundur që gjithçka që anëtarët e pd japin dhe kanë dhënë ndër vite, të evidentohet dhe të kthehet në një kapital të çmuar politik për forcën tonë politike dhe jo të harrohet në krye të çdo fitoreje”

Premtoi se nën drejtimin e tij demokratët do u rikthejnë shpejt shqiptarëve mazhorancën morale, përkundër asaj të edi ramës, e cilësuar prej bashës si mazhorancë pazaresh.

“Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22 vjeçare. Ata janë shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. Pd duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat