Olldashi: Aksion i fortë opozitar për kthimin e shpejtë në pushtet

Shqipëria

Olldashi: Aksion i fortë opozitar për kthimin e shpejtë në pushtet

Më: 9 korrik 2013 Në ora: 14:19

Opozita është moral dhe jo numra në parlament dhe përmes një veprimi të frotë opozitër demokratë do të kthen shpejt shumicë qeverisëse dekalroi kandidati për kreun e pd sokol olldashi në erseke dhe leskovik. Në këtë funksion PD-së i duhet të riorganizohet në formatin e saj organizativ dhe politik për të nisur aksionin opozitar-tha Olldashi
“Duhet të përcaktojme disa kufij politikë dhe t’u japim qytetarëve një kartë morale të fortë opozitare . Opozita është moral dhe jo numra në Parlament. Neqoftëse ne do të jemi në gjëndje , t ju ofrojmë qytetarëve këtë, jam I bindur se ne do të shndërrohemi shumë shpejt në shumicë. Përmes një veprimi shumë të fortë opozitar, përmes një veprimi shumë të qartë opozitar, përmes fokusimitnë problemet reale që ka ky vend. Kemi përballë mazhorancën e Edi Ramës, një njeri i provuar që ndërton vetëm pushtet klientelist dhe të korruptuar. Kemi pjesë të pushtetit të Edi Ramës dhe vektorin e Ilir Metës që nuk është as parti politike, as formacion politik, por është një cete hajdutësh”.
Hapja e dyreve trë partisë demokratike për të gjithë faktorët opozitarë për të ndërtuar një themel të sigurtë të fitores në sfidën më të parë elektorale, është një tjetër pikë që spikat në platfromën e olldashit.
“Ne duhet të bashkojmë cdo opozitar. Të vijë këtu cdo njeri që është I gatshëm të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Duhet të jetë pjesë e jona cdo njeri që është I gatshëm të veprojë dhe te funksionojë si opozitar”
Ai ritheksoi se Partia Demokratike nën drejtimin e tij do të aplikonte një paketë ristrukturimi bazuar në mekanizima që do të forcojnë jetën e brëndshme politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat