Olldashi vijon fushatën, takime në Pogradec

Shqipëria

Olldashi vijon fushatën, takime në Pogradec

Më: 9 korrik 2013 Në ora: 19:45

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi në Pogradec se në Shqipëri ka vetëm dy pole politike dhe se mbi këtë tezë duhët të përqëndrohet veprimi opozitar. LSI iu kthye partisë “ mëmë” tha ai.
“Duhet të identifikojmë palët politike, gjithmonë në kuadër të veprimit opozitar. Sot, Shqipëria ka dy palë politike, ka qeverinë e Edi Ramës, pjesë e së cilës është edhe Ilir Meta dhe opozitën Partinë Demokratike. Ne duhet të identifikojmë dhe të shënjestrojmë si objektiv, qeverinë e Edi Ramës. Edi Rama dhe Ilir Meta janë pjesë e së njëjtës së keqe, janë partia mëmë, janë bërë prapë bashkë dhe ne e kemi fokusin të përqendruar tani. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë, në përballjen e parë elektorale me ta”, deklaroi ai.
Duke folur për paketën e ristrukturimit të Partisë Demokratike, z. Olldashi tha se do të punojë ngushtësisht me strukturat në bazë, për të zhdërvjelltësuar jetën politike brenda partise, në mënyrë që I gjithë territory të jetë në kontroll në aspektin elektoral.
“Të përforcojmë disa lidhje që kishin filluar të zbeheshin me militancën e partisë , me anëtarin e thjeshtë të saj. Shumica e kapaciteteve njerëzore të korpusit politik të PD-së, duke filluar nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe deri tek grupet e punës u angazhuan në qeverisje, parlament dhe në administratë , duke ngathtësuar lidhjen me strukturat bazike të Partisë”, u shpreh Olldashi.
Gjatë një takimi me strukturat e PD, në Bilisht ai tha se pas standardit që vendosi lideri historik i demokratëve, Berisha, mekanizmi i përgjegjësisë duhet të zbresë në të gjithë piramidën strukturore të Partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat