Olldashi: Secili jetë përgjegjës për rezultatin e tij

Shqipëria

Olldashi: Secili jetë përgjegjës për rezultatin e tij

Më: 10 korrik 2013 Në ora: 14:22

Sali Berisha u dorëhoq pas 22 vitesh duke u lënë një standard të ri, atë të përgjegjësisë për rezultatin. Është mekanizimi që Sokol Olldashi thotë se me drejtimin e PD-së prej tij do të aplikohej në të gjitha strukturat e partisë në të ardhmen
“Nuk mund të ketë më grupe pune të palëvizshëm, nuk mund të ketë deputetë të palëvizshëm, nuk mund të ketë ministra të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetarë degësh të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetar seksioni të palëvizshëm. Secili prej piramidës së Partisë nga i pari , tek më i fundit, duhet të jetë përgjegjës për rezultatin e tij. More rezultat pozitiv, konfirmohesh, more rezultat negative, hap krahun”
Duke vijuar evidentimin e elementëve që i sollën humbjen partisë demokratike, deklaroi se duhet fituar besimi i militantëve, të cilët sipas Olldashit u lanë në harresë për shkak se trupa politike e selisë blu, u përqëndrua më shumë në strukturat qeverisëse dhe ato parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat