Basha: Mazhoranca e re hap konkurse për të punësuar militantët

Shqipëria

Basha: Mazhoranca e re hap konkurse për të punësuar militantët

Më: 10 korrik 2013 Në ora: 14:23

Puna e parë e Lulzim Bashës si kryetar opozite do të ishte përballja me pushimet kolektive nga puna, të paralajmëruara Edi Rama, me të qhtuaturat konkurse për punësimin e militantëve të mazhorancës së re. Është mesazhi që kandiati ëpr kryetar të Pdsë dha në Bulqizë, Peshkopi e Burrel ku tha se do të hapen zyra në çdo degë, për të mbrojtur ligjërisht çdo abuzim me punonjësit e administratës.

“Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë”

Nuk ka lanë pa përmendur as kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrastit, pas evindetimit të manipulimeve zgjedhore në qarkun e lezhës. Basha u bëri thirrje qtyre që tha se njohin vetëm praktikat e krimit, të heqin dorë nga kërcënimet.

“Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate”

Ia njeh meritën vetes në Parti, kur thotë se në themel të lidhjes së tij me PD është kurorëzimin me sukses i çdo përgjegjësie që i është ngarkuar ndër vite.

“Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale, në 2005 dhe e fitova. Më ngarkuat qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë me rezultatin historik dhe të paparë më parë, 7 mandate prej Elbasanit dhe në 2011 më ngarkuat përballjen direkte me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat