Sokol Olldashi fushatë në Shkodër

Shqipëria

Sokol Olldashi fushatë në Shkodër

Më: 10 korrik 2013 Në ora: 20:09

PD nuk duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë të spektrit të majtë. Sokol Olldashi - Kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike e mbajti kete qëndrim të prerë gjate fushates se tij ne Shkoder. Parlamenti nuk mund të krijojë shumica me klering deputetësh pasi kjo nuk është politikë, por aritmetikë u shpreh Olldashi.
“Partia Demokratike është parti e qëndrës së djathtë dhe bën koalicione brënda këtij formacioni te saj politike. Partia Demokratike duhet t’u rikthehet fort shtyllave ekzistenciale që janë: shtresa e të përndjekurve dhe e pronarëve. Partia Demokratike është një parti qe duhet te vijne te gjithë por pa humbur referencat”, u shpreh ai.
Në prezantim të platformës së tij për drejtimin e Partisë, Sokol Olldashi ritheksoi rolin e Partisë Demokratike si një shtëpi e madhe e opozitës. Për të avancuar me një aksion të fortë opozitar,Olldashi kërkoi që të gjithë faktorët e djathtë të bëjnë opozitë brenda shtëpisë së demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat