Olldashi: Taksa progresive dhe blloku i Ilir Metës, agresorët që kërcënojnë biznesin

Shqipëria

Olldashi: Taksa progresive dhe blloku i Ilir Metës, agresorët që kërcënojnë biznesin

Më: 11 korrik 2013 Në ora: 14:14

Taksa progresive dhe blloku i Ilir Metës janë sipas Sokol Olldashit dy agresorët që kërcënojnë biznesin. Ai paraqiti në përmet programin e tij për kryesimin e Partisë Demokratike pas 22 korrikut
“Ne duhet të marrim në mbrojtje biznesin, i cili shumë shpejt do të gjendet në mes dy agresioneve: nën aggresion e taksës progressive të Edi Ramës dhe nën agresionin e bllokut të Ilir Metës, sepse pasi shpenzoi në fushatë, ai do ti nxjerrë prapë ato para.Ne duhet të behemi përfaqësues të të gjithë korpusit opozitar, i cili do të gjejë tek ne mbrojtjen, shpresën dhe aleatin e vet natyral”.
Në Memaliaj Olldashi foli vlerësoi zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. “Ky është një standard i vendosur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili drejtoi këtë strukturë gjigante politike në misione historike: në rrëzimin e komunizmit, rrëzimin e korrupsionit-tha Olldashi i cili premtoi se shumë shpejt, PD do të rrëzojë atë që e quan si murin e kriminalitetit politik të Edi Ramës.
“Fakti që anëtarësia e Partisë do të zgjedhë mënyrën sesi do të drejtohet , në një të ardhme të afërt, kjo strukturë gjigante, është për tu vlerësuar maksimalisht. Kjo forcë është ndërtuar për të fituar. Kjo forcë është themeluar për të rrëzuar muret e komunizmit. Ne kemi rrëzuar në 2005 muret e korrupsionit. Ne jemi të destinuar të rrëzojmë sa më shpejt të jetë emundur, murin e krijuar mes kriminalitetit politik dhe parave të pista”.
Edhe në këto takime Olldashi u ndal në paketën për ristrukturimin e Partisë, një format organizimi që, sipa stij do të rivitalizojë jetën politike brënda forcës më të madhe të së djathtës në vend.

Olldashi në Gjirokastër dhe Tepelenë
Edhe Sokol Olldashi,kandidat për kryetar të PSD-së deklaroi se Partia Demokratike do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike nga ai që e cilësoi agresioni politik i Edi Ramës. Në gjirkastër Olldashi u përqëndrua tek veprimi opozitar , për të shkurtuar kohën politike të së majtës.
“Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-ish në PS, nuk janë asgjë tjetër, vecse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndërmend të bëjnë. Dhe ne duhet të jemi të pregatitur për këtë. Përpara se socialisti i parë, të hyjë në zyrën më të parë të shtetit. Ne duhet të kemi ngritur në të gjitha degët e Partisë Demokratike, zyrat e konsulencës për të gjithë administratën, në mënyrë që ta mbrojmë atë, ti ofrojmë ndihmë juridike dhe ta shpëtojmë, jo për ti përdorur si top politik. Por sepse administrata është një vlerë, është një aset kombëtar që nuk duhet lejuar të masakrohet”.
Në Tepelenë, Olldashi reagoi ashpër ndaj kërcënimeve që iu bënë me sms, Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve . Ai tha se aksioni reagimi opozitar duhet të jetë i paekuivok për të rrëzuar në përplasjen e parë elektorale, mazhorancën e inkriminuar të Edi Ramës, sic u shpreh ai.
“Edi Rama është i njëjti prototip politik qe ka prodhuar korrupsion, abuzivizëm, klientelë politike dhe kërcënimi që iu bë Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nxori në sipërfaqe fenomenin e ri të PS-së, atë që ne kemi paralajmëruar gjatë gjithë fushatës që brenda listës së Partisë Socialiste janë të paktën 30 njerëz me precedent të fortë kriminalë. Pra ka një fenomen të kriminalizimit të Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar”.
Duke folur për projektin e tij për ringritjen e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi rikonfirmoi aplikimin e një pakete praktike në terren, me rregulla statutore të kristalta për motivimin e anëtarësisë dhe përcaktimin e qartë të konturit politik të PD-së, për t’u shndërruar në shtëpinë e vetme të opozitarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat