Basha: Premtimet e mazhorancës së re, piramidale, do përballet me opozitën për çdo premtim

Shqipëria

Basha: Premtimet e mazhorancës së re, piramidale, do përballet me opozitën për çdo premtim

Më: 11 korrik 2013 Në ora: 14:16

Vecse justifikim e quan sqarimin e Ramës për konkursin e punësimit të militantëve, Lulzim Basha, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike. Ai paraqiti platformën e tij në në Berat dhe Kuçovë, nga ku i cilësoi si piramidale premtimet e mazhorancës së re.

“Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë, demokratët do i kesh mbi kokë, për 300 mijë vende pune që ke premtuar për heqjen e taksës së biznesit të vogël., për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjithë premtimet e tua piramidale që e dinë që sot se s’ke ndërmend t’i mbash dhe ky do të jetë momenti, vëllezër e motra kur ne nuk do të jemi vetëm Partia Demokratike në opozitë por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve” - theksoi z. Basha.

Nisur dhe nga eksperienca e tij në qeverisjen e demokratëve, zoti Basha në platformën e tij të drejtimit parashikon vlerësimin e kontributit dhe dhënies së shanseve për të ecur përpara, për çdo anëtar dhe militant të PD.

“Kryeministri Berisha më ngarkoi misionin e veçantë të rrugës së Kombit dhe përkundër luftës së jashtëzakonshme për ta penguar, damkosur dhe jo vetëm nga brenda këtë projekt madhështor, ia dolëm me sukses të përmbushim misionin. Më ngarkuat në një moment të veçantë për historinë e Shqipërisë, detyrën e kryediplomatit, në momentin e përpjekjes sonë për integrim euroatlantik, dhashë kontributin tim, përmbusha me nder misionin që më ngarkuat, më çuat në Ministrinë e Brendshme, ku duhej të plotësonim 120 kritere për premtimin tonë madhor të fushatës së 2009, heqjes së vizave për shqiptarët dhe shumë kush thonte se nuk ia dilni dot, iu përvesha punës dhe bëmë realitet premtimin tonë, hoqëm vizat dhe u dhamë dinjitetin shqiptarëve.

Është pra lidhja më e fortë që mund të ekzistojë, sepse është një lidhje e vërtetë e bazuar tek ajo që unë dua për çdo anëtar, lidhja mbi mundësinë për të kontribuar, vlerësimi i kontributit dhe dhënies së shanseve për të ecur përpara, për çdo anëtar dhe militant të PD” – deklaroi z. Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat