Olldashi: PD në aksion opozitar për të çmontuar koalicionin e 1 Prillit

Shqipëria

Olldashi: PD në aksion opozitar për të çmontuar koalicionin e 1 Prillit

Më: 13 korrik 2013 Në ora: 14:24

Në Lezhë, Sokol Olldashi prezantoi platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, një projekt ky i fokusuar tek paketa e ristrukturimit të Institucioneve të PD-së dhe tek strategjia opozitare për të rikthyer të djathtën në shumicë politike, në zgjedhjet lokale të 2015. Ai tha se duhet një mekanizëm perfekt opozitar për të cmontuar mazhorancën Partisë së Punës, sic e quan koalcionin Rama-Meta
“Marrëveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI riktheu partinë e vjetër të punës. 1 Prilli ishte rithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundershtarin tonë politik, ish partinë e vjetër të Punës, pra do të thotë , Partinë Socialiste dhe LSI-në bashkë, pra do të thotë banditët e PS-se dhe hajdutët e LSI-se, të gjithë bashkë. Duhet t’i fokusojmë dhe t’i godasim me të gjithe fuqinë tonë politike. Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, por dy: ka ish Partinë e vjetër të Punës dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë të cilin, ne duhet ta vendosim menjëherë. Kjo parti ka rrëzuar Partinë e Punës në 1992, ka rrëzuar mazhorancën e korrupsionit në 2005. Partia Demokratike këtë aliazh e rrëzon në përpjekjen e parë elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2015”.
Lidhur me premtimet e PS-së për shëndetësinë dhe politikën fiskale. Olldashi tha se mazhoranca e re filloi të cmontojë ende pa u mandatuar propagandën e saj elektorale.
Kandidatti për kreun e PD-së ishte edhe në Mirditë, ku theksoi se Partia Demokratike duhet të funksionojë si një shtëpi e madhe e opozitës dhe se duhet të forcojë menjëherë raportet me shtresat tradicionale të saj: të përndjekurit, ish pronarët, biznesin dhe klasën e mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat