Greqi - Shqipëri, Venizelos: Kam folur me Ramën dhe Metën

Shqipëria

Greqi - Shqipëri, Venizelos: Kam folur me Ramën dhe Metën

Më: 31 korrik 2013 Në ora: 00:28

“Diplomacia e energjitikës përbën prioritetin kryesor për Greqinë”, ka deklaruar në Komisionin e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të parlamentit , zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos.

Vendin kryesor në raportin e tij e kanë zënë referencat për kufijtë detarë të Greqisë, një cështje që Athina ende nuk ka zgjidhur me shumicën e fqinjëve të saj, si Egjipti dhe Libia për shkak të krizës politike në këto vende, por edhe me Turqinë për pozicionime të ndryshme në këtë aspekt.

Konkretisht për sa i përket Shqipërisë, Venizellos ka thënë se Athina ndjek nga afër zhvillimet në Shqiperi,rezultatin e zgjedhjeve, ardhjen në pushtet të qeverisë së re me kryeminstër Edi Ramën.

“Kam biseduar në telefon edhe me z.Rama dhe me z. Meta, që do të jetë kryetari i parlamentit shqiptar, ka thënë Venizellos, dhe midis të tjerash kemi folur për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe për gjithë cështjet në marrëdhëniet dypalëshe”.

Baza mbi te cilen do te mbeshtetet nje faze e re e marredhenieve tona me Tiranen, do te jete procesi i ratifikimit dhe sanksionimit të Marrëveshjes për Zonat Detare, pas bllokimit qe i ka bere asaj gjykata kushtetuese-ka theksuar numri dy I qeverise dhe shefi i diplomacies greke .

Në kontekstin e politikave për rajonin e Ballkanit ai ka vlerësuar marrëveshjen e rëndësishme midis Beogradit dhe Prishtinës, që lehtësoi integrimin e plotë të Serbisë.

“Jemi gati, ka thënë Venizellos, të pranojmë hapjen e zyrave ekonomike dhe tregtare me Kosovën dhe përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe midis nesh do të varet nga zhvillimet midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Për sa i përket Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Venizelos ka vënë në dukje se irredentizmi, shkelja dhe fyerja e trashëgimisë kulturore greke, si dhe prishja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë pjesë e sferës së detyrimeve te përgjithshme të cdo vendi kandidat per anëtarësim në organizmat europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat