KSHH publikon raportin për zgjedhjet

Shqipëria

KSHH publikon raportin për zgjedhjet

Më: 5 gusht 2013 Në ora: 11:38

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar të hënën raportin përfundimtar të vlerësimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke vënë në pah përmirësimet dhe defektet.

Në raportin e tij, Komiteti vlerëson se kontestimet e rezultatit të procesit elektoral këtë herë ishin më të pakta.

“Gjithashtu, grupet e numërimit punuan më mirë, ndërkohë që përmirësime ka pasur edhe në ushtrimin e funksioneve nga Policia e Shtetit”, vijon raporti.

Kritikat nuk janë kursyer për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas KSHH, nuk ishte në lartësinë e duhur në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve, si dhe iu nënshtrua ndikimeve politike pas dorëheqjes së tre anëtarëve.

Më tej raporti e vë theksin tek parregullësitë në sensibilizimin e zgjedhësve për respektimin e normave gjatë fushatës, si dhe i sugjeron Kuvendit përmirësimin e mëtejshëm të Kodit Zgjedhor.

Procesi zgjedhor i 23 qershorit u mbyll zyrtarisht javën e kaluar pasi Kolegji Zgjedhor bëri shpërndarjen e mandateve, pasi KQZ dështoi në marrjen e vendimeve për ta bërë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat