Dhuna Egjpt, Berisha: Junta puçiste masakër mbi protestuesit

Shqipëria

Dhuna Egjpt, Berisha: Junta puçiste masakër mbi protestuesit

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 20:40

Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me zhvillimet tragjike të dy ditëve të fundit në Egjipt, ku si pasojë e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve janë shënuar qindra viktima. Në një deklaratë, Berisha shprehet se ngjarjet në Egjipt janë një masakër ndaj protestuesve paqësore dhe dëshmojnë së bashkëpunëtorët e Mubarak po rikthejnë regjimin barbar.
“Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestueseve paqësor. Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra, e ndofta mijëra protestues, dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste që u instalua në Kajro pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetareve egjiptianë. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpunëtoret e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar”, - shprehet Berisha.
Kryeministri shton se “shqiptarët, që kanë tek egjiptianët një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend”.
Kreu i qeverisë bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar dhe gjetjen e dialogur për zgjidhjen e konfliktit. “Duke dënuar me ashpërsinë me të madhe masakrat e juntës ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bën thirrje për një qëndrim ndërkombetar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetareve nga ushtarakët pucistë që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos dhe për te rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore te vendit",- tha kryeministri Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat