Kryeministri Berisha sqaron në mbledhje qeverie mbi vendimin për SHQUP-in

Shqipëria

Kryeministri Berisha sqaron në mbledhje qeverie mbi vendimin për SHQUP-in

Më: 16 gusht 2013 Në ora: 13:22

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë garantoi mbështetje për organizatën e frankofonisë.
Kjo pasi në vlerësimin e tij, Franca ka një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin
Por në fjalën e tij të gjatë në këtë mbledhje, kreu i qeverisë evidentoi faktin se administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet.
Ndaj në gjykimin e tij hapja e tenderit për fshesën në këtë sektor sinjal negativ
“Tatimet e doganat realizuan 106.7% planin. Tatimet mblodhën 7%, 16% më shumë karahasuar me 2013. Tregu financiar në vend në gjendje të shkëlqyer. Inflacioni i muajit korrik 0.8% më i ulët se korriku i 2012. Ka rritje të eksporteve krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13%”, u shpreh Berisha, duke përmbledhur në këtë mënyrë situatën ekonomike në vend.
Për këtë arsye, kreu i qeverisë i bëri thirrje Ramës të jetë më i kujdesshëm dhe luftën politike mos ta shtrijë në fushën e biznesit.
Njëherësh Berisha sulmoi edhe pasardhësin e tij në lidhje me deklaratat e tij për koncesionet.
“Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet” deklaroi Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij të lënë në tryezë për ata që vijnë në shtator listën e plotë me projektet që janë miratuar e janë për në vazhdim.
“Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë t’i lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Prandaj lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete” ironizoi Berisha.
Gjithashtu, pjesë e fjalës së kreut të ekzekutivit ishte dhe vendimi për godinën e SHQUP.
“Vendimi për kalimin e SHQUP në varësi të bashkisë së Tiranës, nuk mund të vijë pa u dekretuar nga presidenti, ndaj s’u zbardh. SHQUP-i prej 12 vjetësh ka humbur funksionin, është shndërruar në shtëpi për dasma e ceremoni mortore. Qeveria ka investuar 120 mln lekë”, deklaroi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat