Halimi: Rama fillim antikushtetues, paraqet programin bashkë me kabinetin

Shqipëria

Halimi: Rama fillim antikushtetues, paraqet programin bashkë me kabinetin

Më: 11 shtator 2013 Në ora: 15:47

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi e ka cilësuar fillim e qeverisë ‘Rama’ si antikushtetuese, pasi sipas tij kryeministri i ri paraqiti programin bashkë me kabinetin e ri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se opozita do mbrojë interesat e qytetarëve dhe demokracinë në vend.

Postimi i plotë
Fillimi antikushtetues i qeverise Rama. Presidenti i Republikës dekretoi dje për kryeministër z. Rama dhe hapi i parë i këtij kryeministri të ri ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës. Sipas njoftimit të Kuvendit u paraqiti në orën 16:00 ditën e djeshme programi i qeverisë së re. Kushtetuta kërkon që Kryeministri paraqet programin bashkë me kabinetin. (Kabineti dje ende nuk ishte dekretuar).

“Neni 97
Kryeministri i emëruar ........ i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 diteve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.”

Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetutën e vendit. Hapi i parë i kryeministrit ishte antikushtutes. Akt i papranueshëm në një vend demokratik!
E papranueshme edhe për Kuvendin e Shqipërisë që veprimi i parë që kryen është antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e një programi pa përbërje madje reklamoi mediatikisht këtë pranim.

Ne fakt, Presidenti i Republikës sot e dekretoi qeverinë e re dhe vetëm sot i lind e drejta kushtetuese, kryeministrit ta paraqesë në Kuvend, vetëm sot i lind e drejta kushtetuese Kuvendit të pranojë paraqitjen e programit dhe përbërjen e qeverisë.

Miq, është aq e nxituar dhe uritur per pushtet maxhoranca e re saqë dhe nenet formale, të qarta me precedentë të mirëvendosur të Kushtetutes i shkel. Sa keq që përpara se të bëhej kryeministër i të gjithë shqiptarëve Z.Rama as e ka lexuar Kushtetutën!

Përballë kësaj injorance në qeverisje që nuk ngurroi të shfaqej që në ditën e parë, ne jemi të vendosur të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në vend. Shqipëria nuk ka nevojë të kthehet mbrapa dhe as të diskutoi për standardet minimale të kushtetueshmërisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat