Miratohet ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, por pa objektet me shumë kate

Shqipëria

Miratohet ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, por pa objektet me shumë kate

Më: 8 tetor 2013 Në ora: 17:56

Këshilli Kombëtar i Territoritu mblodh sot ku miratoi vendime me qëllim kontrollin e territorit të vendit.
Kryeministri Rama në përfundim të këtij takimi bëri me dije lidhur me detajet e kësaj mbledhje.
Ra në sy se takimi miratoi ndërtimin e objektit fetar të Namazgjasë, por vendimi anuloi pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë.
Ndërkohë, pavarësisht se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është shtrirë në të gjitha njësitë vendore, në mënyrë të veçantë në zonat bregdetare, KKT shpalli si emergjencë marrjen në mbrojtje të tre qyteteve me vlera kulturore dhe historike për vendin, Beratin, Gjirokastrën dhe Krujën.
Sipas Ramës, në tre këto qytete të trashëgimisë kulturore nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi për asnjë lloj projekti.

“Trashëgimia kulturore është në rrezik shumë të madh. Kemi vendosur praktikisht të bllokojmë çdo proces për leje të reja për objekte individuale apo grup objeketesh për Beratin, Gjirokastrën dhe Krujën. Berati dhe Gjirokastra janë shembuj të rrallë dhe pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe botërore. Por paraqesin sot shëmbëlltyrën më kuptiplotë të rrënimit. Gjirokastra sot gjendet në listëne kuqe të UNESCO-s. Do të thotë 18 muaj kohë për t’u rikthyer në listën e vlerave të trashëgimisë botërore apo për të dalë përfundimisht jashtë. Berati dhe Gjirokastra janë pjesë e patjetërsueshme e identitetit tonë. Kemi detyrimin t’i mbrojmë me çdo mjet. Nëse vazhdohet kështu do të zhduken përfundimisht pas gërmadhave të rrënimit. Do përpihet e tëra nga ndërtesa betoni, që aktualisht po ngrihen”, vuri në dukje Rama.
Gjithashtu, në vlerësimin e Kryeministrit, për shkak të çorodisë dhe batërdisë së gjithë ndërtimeve me leje apo leje Kalaja e Krujës rrezikon dëmtim të parikuperueshëm të vlerave tësaj historike dhe fizikisht rrezikon të dëmtohet sa mos njihet më.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson Kruja ne kemi ngritur një hartë masash emergjente të mbrojtjes dhe plan rehabilitimi. Me vetëdije kemi vendosur të marrim në mbrojtje këto 3 qendra të trashëgimisë tonë kulturore”, tha ai.

Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe të tjera masa.
“Shumë shpejt do ketë të tjera masa. Kurora e Tiranës do jetë në fokus. Vendvarrimi i Skënderbeut apo dhe kodra e kalasë ngjitur me të dëmtuar nga një batërdi asgjësuese. Të tjera pika të nxehta në territor sot gjenden nën kërcënim dhe do ketë të tjera masa. Për këtë do mbështetemi në institucione përgjegjëse”, nënvizoi Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat