Basha: Me këtë vendim, Rama anuloi gjithë projektin e Xhamisë së re

Shqipëria

Basha: Me këtë vendim, Rama anuloi gjithë projektin e Xhamisë së re

Më: 8 tetor 2013 Në ora: 22:42

Reagon kreu i opozitës mbi vendimin e KKT për Xhaminë e re të Namazgjasë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nga mediat rreth vendimit te KKT për Namazgjanë, u shpreh se me anulimin e pjesës së dytë të objektit, kryeministri Rama ka anuluar ‘de jure’ gjithë projektin për Xhaminë e re.

“Ky është de juro anulimi i Xhamisë së madhe. Duke anuluar këtë pjesë të zhvillimit, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit të Xhamisë së madhe dhe është anuluar kështu projekti i Xhamisë së madhe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat