Xhamia do të bëhet

Shqipëria

Xhamia do të bëhet

Më: 10 tetor 2013 Në ora: 20:51

Edi Rama e futi futi proçesin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës në kalendat greke. Kështu shkruan ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në rrjetin social facebook, teksa i referohet vendimit të qeverisë Rama për anulimin e një pjese të këtij projekti. Edhe në këtë rast, Berisha shprehet se shkak i vetëm është urrejtja që Rama ka ndaj kundërshtarit te tij politik, ne kete rast Sali Berishes.
“Të dashur miq, njëriu që për 11 vjet me rradhë bllokoi me mashtrime dhe bizantinizma të padenja ndërtimin e Xhamisë së madhe të kryeqytetit, në mbledhjen e parë të tij si kryetar i KKT-së, në vendimin e parë anulloi de fakto por dhe de juro lejen komplekse për ndërtimin e Xhamisë dhe futi proçesin e ndërtimt të saj në kalendat greke. Anullimin e lejes komplekse për ndërtimin Xhamisë e bëri vetëm e vetëm bazuar në urrejtjen e tij ndaj kundërshtarit politik, motivi më i fuqishëm që udhëheq të gjithë qënien dhe veprimtarinë e tij” shkruan ai.
Sipas Berishës leja e bazuar në vendimin e KKT të datës 29.05.2013 është plotësisht e ligjshme dhe preteksti se leja ishte e paligjshme është fund e krye mashtrim.
“Preteksti se leja ishte e paligjshme është fund e krye mashtrim dhe vetë Rama nuk thotë dot qoftë dhe një fjalë të vetme se ku është cënuar apo shkelur ligji nga KKT në dhënien e lejes komplekse, të cilën ai zotohet se do ta zëvendësojë me një leje tjetër komplekse. Leja e bazuar në vendimin e KKT të datës 29.05.2013 është plotësisht e ligjshme. Kjo sepse KKT pasi ka shpallur zonën, zonë kombëtare, ka qenë në tagrin e saj për dhënien e lejes, e cila është në përputhje me PPV e qytetit që lë të gjithë njësinë strukturore të zonës 2-62 (që është dhe zona ku ndërtohet Xhamia ) si zonë të mundshme ndërtimi” thekson Berisha.
“I paligjshëm dhe i rrezikshëm për vendin është vendimi që ka në bazë urrejtjen politike dhe që merret në një mbledhje të paligjshme nga zyrtarë të cilët në dhunim flagrant të nenit 8 pika 4 të Ligjit për Urbanistikën, i cili detyron që mbledhjet e KKT të bëhen të hapura, mblidhen si në shpellat e Cosa Nostras, sikur të ishin ndrikulla dhe kumbarë dhe jo ministra të një vendi të lirë. Kësaj i thonë transparencë. Duart e mafies në shtëpinë e perëndisë” përfundon ish-kryeministri Berisha .
Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Edi Ramës, ndryshoi të martën vendimin e Berishës për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, duke anuluar ndërtimin e një qendre polifunksionale shumëkatëshe të planifikuar pranë saj.
Këte vendim Kryeministri Rama e argumentoi kështu: “Ngjallimi i Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, KKRTSH, konfirmon pjesën e parë të kësaj leje ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të dërtohet gjë veç objektit të kultit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat