Në uzinën e Mjeksit s’ka urdhër për shkatërrimin e armeve kimike siriane

Shqipëria

Në uzinën e Mjeksit s’ka urdhër për shkatërrimin e armeve kimike siriane

Më: 6 nëntor 2013 Në ora: 16:38

Uzina e Lendeve Plasese ne Mjekes te Elbasanit shihet si vendi me i peshtatshem per shkaterrimin e armeve kimike,qe mund te vijne nga Siria.
Kjo uzine me nje histori te gjate ne kete drejtim, vitet e fundit eshte specializuar pikerisht per shkaterrim armesh dhe municionesh.
Gjate kesaj periudhe ne Uzinen e Mjeksit jane finalizuar projekte te tilla si ai i shkaterimit te granatave te dores, te minave antitank e antinjeri, te fishekeve te kalibrave e ndryshem, te predhave dhe mortajave te te gjitha permasave.
Ketu ekziston gjithe infrastruktura e nevojshme e depozitimit dhe e shkaterrimit te ketyre armeve, furrat e djegies dhe te shkrirjes repartet e demontimit etj.
Drejtues te kesaj uzine thone se deri me tani nuk ka mberritur ndonje urdher nga Ministria e Mbrojtjes per marrjen e masave per shkaterrimin e armeve kimike te sirise.
Nga ana tjeter uzina ndodhet prane qendrave te banuara dhe askush nuk ka perllogaritur shkallen e rrezikshmerise se ketyre helmeve.
I pyetur per mundesine e demontimit te sasise se armeve kimike te sirise,ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, shmangu nga burreli,nje pergjigje per kete ceshtje te nxehte te dites ne vend.
Kerkesa amerikane qe Shqiperia te pranoje shkaterrimin e armeve kimike te Sirise u pranua ne nje interviste qe Ministri i Jashtem shqiptar dha per gazeten franceze “Le monde”. Por nje pergjigje zyrtare per kete, mesa duket, ende nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat