Aktualitet AKIP kundër armëve kimike të Sirisë, fton qytetarët në protesta

Shqipëria

Aktualitet AKIP kundër armëve kimike të Sirisë, fton qytetarët në protesta

Më: 9 nëntor 2013 Në ora: 13:21

Ambientalistët të grupuar në Aleancën Kundër Importit të plehrave dolën në rrugë për të protestuar kundër asgjësimit në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë. Nuk kanë një qëndrim të konsoliduar, por paralajmërojnë agravimin e protestave, duke u kërkuar ndihmë qytetarëve që të jenë pranë tyre.

Më herët në sallën black box tek Akademia e Arteve përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias akuzuan qeverinë se në fakt nuk po bën transparente një kontratë të firmosur kohë më parë. Kjo sipas tyre ndodh, sepse në Shqipëri reagimi publik nuk është i fortë.

Sipas tyre, nëse aprovohet ardhja në Shqipëri e armëve kimike,qeveria ka asgjësuar luftën e saj kur ishte në opozitë dhe të shoqërisë civile kundër importit të mbetjeve.

Qytetarët kundër asgjësimit në Shqipëri: Të rrezikshme, nuk kemi kapacitetet
Rreziqet që i kanosen ambientit dhe shëndetit si dhe mungesa e kapaciteteve të Shqipërisë për të trajtuar armët kimike janë disa prej arsyeve kryesore pse qytetarët shprehen kundër asgjesimit të arsenalit të Sirisë në vendin tonë. Sipas tyre, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim të tillë ndaj NATO-s.

I tremben rrezikut të armëve kimike në territorin shqiptar. Protestës së AKIP, Aleancës Kundër Importit të Plehrave, iu bashkuan edhe shumë qytetarë të thjeshtë për t’I kërkuar Shtetit që të mos pranojë arsenalin kimik të Sirisë.

Prindërit shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve.

Askush nuk beson se Shqipëria ka mundësitë teknike që të kryejë shkatërrimin e armëve kimike në siguri të plotë.

Reuters: Nuk ka para për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë
Grupit Ndërkombëtar që është ngarkuar me eleminimin e armëve kimike të Sirisë i mbarojnë paratë në fund të këtij muaji.
Siç bën të ditur Agjencia Reuters ky grup ka nevojë për më shumë fonde për shkatërrimin e rezervave të gazit helmues, proces që është rënë dakord të përfundojë vitin e ardhshëm.
Deri tani organizata, e cila ka fituar dhe cmimin Nobel për paqe këtë vit, ka siguruar rreth 13. 5 milionë dollarë për të inspektuar armët kimike siriane. Por për të shkatërruar 1.000 tonët e deklaruar nga Siria duhen shumë më tepër. Vete Presidenti sirian Bashar al- Assad ka thënë se kostoja totale e operacionit për heqjen dhe shkatërrimin e armëve kimike jashtë vendit mund të jetë 1 miliard dollarë. Ekspertët besojnë se kjo ka të ngjarë të jetë më pak, po sidoqoftë kjo do të jetë, në varësi se ku dhe si do të shkatërrohen ato. Reuters pohon se Shqipëria, Belgjika, por dhe një vend skandinav është kontaktuar për të kryer asgjësimin e këtyre armëve. Pritet që shtetet kryesore të japin kontributin e nevojshëm për financimin e gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ato që kanë kontribuar më shumë finaciarisht deri tani. Rusia, Franca dhe Kina do të dhurojnë ekspertët dhe stafin për procesin e shkatërrimit. Kompanitë nga SHBA, Franca dhe Gjermania janë në garë për të fituar kontratën që do të garantonte mjetet për shkatërrimin e këtyre armëve. Sipas propozimit të përbashkët ruso- amerikan, Siria ra dakord në shtator për të shkatërruar tërë programin e saj të armëve kimike nga mesi i 2014-ës. Veprimi shmangu sulmet raketore me të cilat kërcënoi Uashingtoni pas sulmit të gushtit me gaz Sarin në periferi të Damaskut që vrau qindra njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat