Berisha: Mbledhja e Prizrenit, takim për tu përshendetur!

Shqipëria

Berisha: Mbledhja e Prizrenit, takim për tu përshendetur!

Më: 11 janar 2014 Në ora: 17:43

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ne një shkrim të tijin ka ftuar të gjithë të përshëndesin mbledhjen e përbashkët të qeverisë se Shqipërisë me atë të Kosovës, të mbajtur sot në qytetin e Prizrenit, duke u shprehur se mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Europës. Ai e ka cilësuar këtë mbledhje dhe çdo akt tjetër bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqipëtar, si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë. “Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptareve, por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar”, shprehet Berisha. Ai kujtoi se më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë, që sipas Berishës do të faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat