Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijatovicin

Shqipëria

Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijatovicin

Më: 28 janar 2014 Në ora: 19:19

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, është fotografuar sot në me ish-lojtarin e Real Madritit, Predrag Mijatovic.

Mijatovic, me origjinë malazeze, është i njohur për mbështetjen publike që i ka bërë krimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe që kundërshtoi fuqishëm bombardimin e Serbisë.

Ai mbahet mend se në kohën e bombardimeve, madje, kishte refuzuar të luaj për Real Madridin në shenjë solidarizimi me Serbinë.

“Përshendetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës (ekipet ku ka luajtur) nga legjenda Mijatovic - shumë shpejt kampet sportive për të rinjtë në Shqipëri”, shkruan ai në Facebook.

Soacialistet shqiptare, njihen si politikane qe vazhdimisht bien ne gracken e nacionalisteve serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat