Rrëfehet Julian Sinanaj: Bombën për Besnik Dervishin e përgatita për 20 mijë euro

Shqipëria

Rrëfehet Julian Sinanaj: Bombën për Besnik Dervishin e përgatita për 20 mijë euro

Më: 30 janar 2014 Në ora: 18:56

Vrasesi me pagese Julian Sinanaj ka treguar gjithcka qe di ne prokurori, pasi ka marre statusin e bashkepuntorit te drejtesise. Duke nisur nga bomba per prefektin e Vlores dhe deri te vrasje te tjera ne kete qytet, Sinanaj eshte rrefyer duke treguar pagesat, porositesit dhe menyren si i kishte ekzekuruar viktimat e tij.

Vetem per ndertimin e bombes me telekomande qe do te shperthente makinen e Besnik Dervishit, prefektit te Vlores ishte paguar me 20 mije euro. Julian Sinanaj ka nisur te flase per prokuroret, pasi u sigurua se do te marre statusin e te penduarit dhe se e gjithe familja do t’i merrej ne mbrojtje. Porosia per atentatin ndaj prefektit, i kishte ardhur nga Marjon Mitro, ky u arrestua mbrem ne aeroportin nene tereza. Konflikti mes tij dhe prefektit nisi kur ishte vendosur prishja e parkingut te lokalit te tij “Wallstreet” tek Uji i Ftohte, ne Vlore. Marjon Mitros i eshte dashur vetem bomba me telekomande. Me pas eshte kujdesur vetem per montimin e saj poshte makines se prefektit. Parate, Marjon Mitro ia kishte dhene kohe me pare kur e kishte porositur per nje tjeter ekzekutim, te cilin Sinanaj kishte refuzuar ta bente. Per vrasjen e biznesmenit Agron Cela, Sinanaj eshte paguar 35 mije euro. Ndermjetesit kane qene dy kusherinjte Andon dhe Genis Mehillaj, te shpallur ne kerkim nga policia dhe Sinanaj nuk ka dashur te mesoje porositesin real. Ne gusht te 2013 ai e ka pritur jashte shtepise biznesmenin dhe ka ekzekutuar me pistolete, ndersa Cela parkonte makinen. Kane qene serish kusherinjte Mehillaj qe e kane porositur per nje vrasje tjeter. Sokol Veizi ishte ne konflikt me ta per ceshtje pronesie dhe kusherinjte Mehillaj kane premtuar ta shperblejne me 1 mije e 500 metra toke. Veizi eshte vrare me dy plumba ne nje local ne orikum ne gusht te vitit te kaluar dhe me pas Julian Sinanaj eshte shperblyer me nje apartament ne Vlore nga dy kusherinjte Mehillaj. Sinanaj u dekonspirua nga nje i besuar i tij te cilin e perdorte per te blere makina, motorra, celulare dhe cdo mjet qe i duhej. I penduari Ndricim Gjokona shkoi ne polici, pasi e Julian Sinanaj e kercenoi me vdekje per nje mosmarreveshje. I frikesuar, ai eshte drejtuar fillimisht ne policine e Tiranes dhe me pas ne policine e Durresi ku ka bere kallezim per kanosje ndaj bashkepuntorit te tij. Aty ka treguar per nje atentat tjeter qe po pergatitej ndaj nje biznesmeni te njohur te Durresit ne tregtine e naftes. Diten e arrestimit Sinanaj ishte ne ndjekje te ketij biznesmeni, dhe ne cante iu gjet fotografia e tij. Pagesa per kete atentat ka pranuar vrasesi do te ishte rreth 150 mije euro. Sinanaj ka disa dite qe po rrefehet ne prokurori. Rrefimi i tij vazhdon te filmohet ne séance te gjata, pasi atentatet dhe ngjarjet kriminale qe ka treguar jane te shumta. Burimet nga prokuroria thane per abcneës se publikimi i lajmit diten e shtune, kur ai u arrestua demtuan hetimet. Personat qe kane porositur vrasje, ndermjetesit dhe bashkepuntore te tjere te tij dyshohet se jane larguar nga Shqiperia, kur kane mesuar per arrestimin e tij.

Policia greke, dyshuese për vërtetësinë e pohimeve të Julian Sinanajt. Nëse vërtetohen do gjendemi përballë surprizash

Policia greke eshte dyshuese për veprimtarine kriminale te Julian Sinanajt ne kete shtet. "Nëse ato që thotë Sinanaj vërtetohen qoftë edhe pjesërisht, atëherë do të gjendemi para zhvillimesh tepër të rëndësishme dhe surprizash", citohet te kete thene një zyrtar i lartë i policisë greke per gazetën To Vima. Sinanaj shkruan gazeta greke ka deklaruar se ka kryer 27 vrasje në Shqipëri dhe një sërë të tjerash në Greqi e Itali. Deklarata tjetër e tij me e forte sipas To Vima, eshte se bombën në gjykatën e Selanikut, në maj 2010, e ka vendosur me porosi të një politikani. Por sipas policise greke ai eshte i skeduar atje vetem per nje shkelje ne qarkullimin rrugor. Gjithsesi, ekipi i policisë greke që ndodhet në Tiranë, ende nuk ka arritur të marrë në pyetje Julian Sinanajn. Prokuroria shqiptare nuk e ka lejuar kete gje me argumentin se "është më prioritare të zbardhen dhjetra vrasjet në vendin fqinj dhe të bindet Sinanaj që t'i tregojë të gjitha".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat