Zviceranët nisin ndërtimin e portit të Jahteve në Synej të Kavajë

Shqipëria

Zviceranët nisin ndërtimin e portit të Jahteve në Synej të Kavajë

Më: 15 mars 2014 Në ora: 15:11

Finsec Ltd nga Zvicra dhe Victoria Invest po ndërtojnë në komunën e Synejit në Kavajë një port jahtesh. Investimi për ndërtimin e portit të jahteve ka kërkuar një fond prej rreth 20 milion eurosh, shumë e cila është investuar nga shoqëria multinacionale me qendër në Zvicër. Krahas portit të jahteve, investimi parashikon edhe ndërtimin e gjithë infrastrukturës për një resort modern turistik. Porti i Jahteve

Porti do të ndërtohet në plazhin pranë kalasë së Turrës, e cila gjendet rreth 12 km larg rrugës nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Interesimi i kompanisë shumëkombëshe ka qenë i vjetër, për të investuar në këtë zonë. Porti i Jahteve

Kryetari i komunës së Synejit Përparim Çaça, në deklarata të dhëna, ka bërë të ditur se kompania në fjalë ka marrë të gjitha lejet që kërkohen nga komuna për investimit, ndërkohë që ky investim lehtësohet ndjeshëm për shkak se trualli ku do të kryhet ky investim është tërësisht pronë shtetërore.

Kompania ka rënë dakord që, përveç portit të jahteve, të ndërtohet edhe gjithë infrastruktura e domosdoshme turistike, si hotele, bare e restorante, qendër shëndetësore, informacioni etj. Aktualisht zona, ku pritet të nisë investimi, nuk ka një rrugë që ta lidhë atë me qendrën e komunës dhe rrugën nacionale. Nga vendi ku ka mbërritur rruga e asfaltuar, në fshatin Bardhor, deri te kalaja e Turrës duhet ndërtuar edhe një rrugë me gjatësi 1.8 km, e cila me shumë mundësi do të jetë një financim i përbashkët i komunës Synej dhe qeverisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat