Flamuri grek ngrihet në qendër të Fierit/ Aktivistët e Aleancës KuqeZi rrethojnë prefektin për ta rrahur

Shqipëria

Flamuri grek ngrihet në qendër të Fierit/ Aktivistët e Aleancës KuqeZi rrethojnë prefektin për ta rrahur

Më: 28 mars 2014 Në ora: 22:03

Prefekti i Fierit është fshehur dhe mbrohet nga forcat e FNSH. Aktivistët kuqezi e kërkojnë kudo për ta rrahur sepse ka ngritur sot flamurin grek në qendër të Fierit. Forcat e ndërhyrjes së shpejt po e mbajnë nën mbrojtje për disa orë. Në të gjitha rrjetet sociale bëhet thirrje për uljen e flamurit grek duke e konsideruar atë si provokacion: “Ja dhe servilet shqiptarë ngren flamurin grek për pavarsinë e Greqisë, ndërsa greket per pavarsine e Shqiperise thurin këngë për shqiptarët! A ka popull ky vend apo është kthyher në mejhane? Bravo Fieri! Shperndaheni , sensibilizimi i qytetarve të cilët nuk duhet të lejojne te poshterohen nga perfaqsuesit politike!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat