Berisha: Qeveria po i gënjen shqiptarët

Shqipëria

Berisha: Qeveria po i gënjen shqiptarët

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 18:30

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se pas Kuvendit Kombëtar te Policisë për energjinë, Edi Rama mblodhi me ftesa në kryeministri anëtare të Partisë Socialiste dhe Partisë Komuniste të Tiranes si dhe tre a katër invalidë për te mashtruar shqiptaret për rritjen e çmimit te energjisë

Gjithashtu, Berisha ka thënë se Rama gënjeu kur tha se heqja e fashës, pra rritja e çmimit të energjisë, kërkohet nga FMN dhe e vërteta është se FMN para 4 ditësh ka kërkuar të mos rritet çmimi i energjisë dhe ka paralajmëruar se kjo rritje do ketë pasoja serioze në ekonomi.
"Pas Kuvendit Kombëtar të Policisë, Rama mbledh celulat e PS dhe PKSH për t'u tallur me cinizëm me shqiptaret!

Te dashur miq, vetëm dy dite pas Kuvendit Kombëtar te Policisë për energjinë, Edi Rama mblodhi me ftesa ne kryeministri anëtare te celulave te Partisë Socialiste dhe Partisë Komuniste te Tiranes si dhe tre a katër invalidë për te mashtruar shqiptaret për rritjen e çmimit te energjisë.

Ne ketë takim, Rama qe nuk kontrollonte dot lëvizjet e krahëve, shpatullave dhe kokës, sikur po bënte gjimnastike, kaloi nga mashtrimi ne mashtrim. Rama mashtroi kur tha se fasha do hiqet por çmimi nuk do rritet. Rama po mashtron ne ketë rast njëlloj si me legalizimet qe premtoi, te cilat nga falas po bëhen me çmime te kripura 2 - 5 here me te larta. Heqja e fashës, sipas ERE, do te shoqërohet me rritjen e madhe te çmimit te energjisë për 75 - 93% te familjeve shqiptare.

Rama gënjeu kur tha se heqja e fashës, pra rritja e çmimit te energjisë, kërkohet nga FMN. E vërteta është se FMN para 4 ditësh ka kërkuar te mos rritet çmimi i energjisë dhe ka paralajmëruar se kjo rritje do ketë pasoja serioze ne ekonomi.

Rama gënjeu kur the se gjate këtij viti ka përmirësuar menaxhimin e OSHEE dhe ka paksuar me 4% humbjet dhe rritur te ardhurat. Ne te vërtete humbjet nuk janë paksuar por te ardhurat janë rritur duke vjedhur 180 mije familje me fatura aforfe, me te cilat keto familje paguajnë energjinë me një çmim 3 here me te larte se sa vete kryeministri dhe ministrat e tij apo 180 mije familje, qe me fatura aforfe paguajnë ne arkën e qeverise saç paguajnë 524 familje me matës te konsumit te energjisë te marra se bashku. Ne te vërtete çmimi rritet për te mbuluar vjedhjet e mëdha te energjisë qe bëhen nga vet punonjësit e OSHEE me vjedhësit e tjerë!

Rama gënjeu shqiptaret kur tha se rritja e çmimit nuk ka lidhje me tërheqjen nga arbitrazhi me ÇEZ dhe firmosjen e marrëveshjes korruptove nga qeveria me kete kompani. Avokate te medhenj nderkombetar kishin garantuar qeverinë tone se do fitonte arbitrazhin me ÇEZ. Kjo sepse kompanitë e auditit, nder me seriozet ne bote, ne raportet e tyre faktonin se ÇEZ i detyrohej Shqiperise, sipas faturave origjinale te pranuara prej tij, 623 milionë euro, kurse pala shqiptare kishte dokumenta per nje detyrim te ÇEZ qe arrin ne 3,2 miliard euro. Me terheqjen korruptive nga arbitrazhi Rama i fali ÇEZ-it te gjitha keto detyrime, ndau me te 100 milione euro dhe gjobiti shqiptaret me 1.1 milione leke qe ata do t'i paguajne me rritjen e çmimit.

Keshtu, njeru qe premtoi se do te hiqte TVSH-ne per energjine elektrike, pra do ulte me 20% çmimin e saj, po rrit kete çmim ne terma reale ne nivelin me te larte ne Europe. Njerezit e qyteteruar nuk pranojnë te mashtrohen ndaj duhet te vendosim te mbrojme interesat tona!!", ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat