Video-dëshmia që çon pas hekurave Ilir Metën dhe ‘Tonin’/ Dritan Prifti disponon videon ku u organizua eleminimi i Tom Doshit

Shqipëria

Video-dëshmia që çon pas hekurave Ilir Metën dhe ‘Tonin’/ Dritan Prifti disponon videon ku u organizua eleminimi i Tom Doshit

Më: 12 mars 2015 Në ora: 15:56

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti dyshohet se është personi që ka regjistruar tavolinën nga ku deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se është planifikuar atentati ndaj tij.

Mësohet se përmes burimeve të sigurta se zëri i personit që gjatë ditëve të fundit të muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit 2014, ka regjistruar në mënyrë të fshehtë në restorantin “Viva” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, është pikërisht Dritan Prifti.

Videoja që ka lidhje me çështjen Doshi, tregon pamjen e tavolinës ku ndodhej prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, tashmë i transferuar në krye të Prokurorisë së Elbasanit, Fation Skënderi i njohur ndryshe si “Toni Kombinatit” dhe pronari i restorantit.

Videoja duhet të ishte pjesë e provave që do vërtetonte, se ka pasur një komplot për të ekzekutuar deputetin Tom Doshi. Videoja është regjistruar me një telefon celular nga një burrë, që lëvizte brenda lokalit, duke u shtirur se po zhvillonte një bisedë. Por në të vërtetë fliste me veten, dhe zëri është regjistruar së bashku me imazhet.

Megjithatë Prokuroria po heton për ta vërtetuar plotësisht këtë dyshim, çka do të lindte domosdoshmërinë edhe të një ekspertize. Kjo, pasi imazhet e regjistruara nga telekamerat e lokalit, mund të tregojnë pamjet ose fytyrën e personit që ka filmuar me telefon, por që nuk ndodhen më në memorien e hard diskut të sistemit. Shkak është se pas disa muajsh pamjet fshihen në mënyrë mekanike nga sistemi, çka tregon se zëri është gjurma kryesore për ta identifikuar./Opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat