“Qytetarët i treguan vendin kukuvajkave Rama-Meta”

Shqipëria

“Qytetarët i treguan vendin kukuvajkave Rama-Meta”

Më: 13 mars 2015 Në ora: 13:58

Kryetari i PD-së Lulzim Basha falenderoi në një konferencë për shtyp gjithë protestuesit për qytetarinë e treguar dje në protestën e mbajtur përpara kryeministrisë. “Falenderim kryefamiljarëve që lanë çdo gjë për të ardhur në protestë.

Erdhën dhe kërkuan njëzëri dorëheqjen një orë e më parë të Ilir Metës. Erdhën dhe dhanë shpresë dhe ndezën shpresë. Treguan se ka rrugëdalje nga qorrsokaku qeveritar. Falenderoj protestuesit për qytetarinë e treguar, siç i ka hije që shteti europian. Pjesëmarrja është forca jonë, forca e demokracisë. Qytetarët i treguan vendin kukuvajkave” tha Basha.

Basha akuzoi edhe njëherë mazhorancën për krizën që ka kapluar vendin. “Rama dhe Meta janë përgjegjës për gjithë të këqijat e këtij vendi. Shqipëria e bashkuar i tha Ilir Metës “ik”. Askush nuk mund të presë më ditën e votimit për të shkëputur kontratën me këta oligarkë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat