PD e kthen të enjten në protestë deri në dorëheqjen e Metës

Shqipëria

PD e kthen të enjten në protestë deri në dorëheqjen e Metës

Më: 13 mars 2015 Në ora: 20:51

Tubimi i së enjtes i thirrur nga Partia Demokratike duket se ka nisur “pranverën e protestave”, pasi demokratët kanë vendosur që çdo të enjte ta kthejnë në protestë deri në dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit.

Protesta do të mbahen para Kuvendit në Tiranë, po ashtu edhe në qarqe.

Vendimi u mor mbrëmjen e sotme në mbledhjen 2 orëshe të aktivit të PD-së, ku ishin të pranishëm grupi parlamentar dhe kryetarët e degëve të rretheve.

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë:‘Nuk mund të ketë të ardhme me sundimin e krimit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat