Mesila Doda braktis mbledhjen e PD-së

Shqipëria

Mesila Doda braktis mbledhjen e PD-së

Më: 1 prill 2015 Në ora: 14:29

Për herë të parë mungojnë aleatët në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputetja demokrate Mesila Doda nuk ishte sot e pranishme në mbledhje, gjithashtu mungonte deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini dhe Dashamir Shehi.

Vendimi i deputetes Doda vjen pas kundërshtimit të vendimit të grupit parlamentar të PD-së, në seancën e kaluar parlamentare, kur votoi pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tom Doshi.

Opozita kishte vendosur të braktiste seancën dhe të mos merrte pjesë në votim, ndaj Doda ishte e vetmja nga opozita që mori pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat