PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Beratit

Shqipëria

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Beratit

Më: 14 prill 2015 Në ora: 11:03

Partia Demokratike zyrtarizoi sot kandidatin për Bashkinë e Beratit, duke e çuar në 21 numrin e emrave të kandidatëve të prezantuara prej saj.

Kasem Mahmutaj është kandidati i cili do të garojë më 21 qershor në Bashkinë e Beratit, duke përfaqësuar forcën e djathtë. Një ditë më parë, aleanca e djathtë bëri publike emrat për Bashkinë e Lushnjës, të Përrenjasit dhe të Maliqit.

Nga ana tjetër, forca e djathtë ka zyrtarizuar deri më tani kandidatët vetëm për katër bashki të nivelit të parë, Elbasanin, Lushnjën, Gjirokastrën dhe Beratin.

Bashkitë e tjera kryesore pritet që të mbyllen këtë javë, ndërkohë që bisedimet me aleatët pritet të kenë një rezultat konkret brenda dy ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat