Darien Xhindolli pas 10 vitesh i kthen frymën e fitores demokratëve të Lushnjes

Shqipëria

Darien Xhindolli pas 10 vitesh i kthen frymën e fitores demokratëve të Lushnjes

Më: 14 prill 2015 Në ora: 11:21

Pas zyrtarizimit nga Partia Demokratike ditën e djeshme të z.Darien Xhindolli si kandidat për Bashkinë Lushnje, emri i tij mësohet se është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Bëhet me dije se pas publikimit zyrtar në media nga PD-ja, qindra qytetar të Lushnjes kanë dalur për të mbështetur dhe për t’u takuar me z.Xhindolli.
Gjithashtu, qytetarët lushnjarë kandidaturën e Xhindollit e vlersojnë si kthim të PD-së tek vlerat dhe figurat tradicionale të së djathtës së këtij qyteti.
Ata tregojnë se kandidimi i Darien Xhindollit i kthej memorjen demokratëve, duke ju kujtuar kohën kur i ati i Darienit, z.Mevlan Xhindolli fitoj zgjedhjet bindshëm përballë socialistave në vitin 2003 dhe po ashtu në 2005.
Ndërkaq, Darien Xhindolli vlerësohet si një nga figurat e forta të degës së PD-së në Lushnje, ai prej 20 vitesh është një nga aktivistët e kësaj force.
Ai është një intelektual i ri, me kontribut mjaft të madh në jetën intelektuale të qytetit të Lushnjes, po aq edhe motivues dhe mbështetës i kulturës dhe talenteve të reja.
Xhindoli njëkohësisht është dhe një nga biznesmenët e suksesshëm të këtij qyteti në fushën e mermerit.
Gjithpoaq, Darien Xhindoli vjen nga familjet më të djathta të qytetit myzeqar ku është djali i ish-deputetit të PD dhe ish-kryetarit të këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat