LSI publikon emrat e 15 kandidatëve

Shqipëria

LSI publikon emrat e 15 kandidatëve

Më: 15 prill 2015 Në ora: 19:34

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot publikë emrat zyrtarë të kandidatëve të LSI-së, që propozohen për bashkitë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Petrit Vasili deklaroi se në mbledhjen e klryesisë së LSI-së, u fol për disa nga prioritetet e partisë, siç janë barazia gjinore, apo respektimi i kuotës prej 30% të përfaqësimit të lëvizjes rinore në këshillat bashkiakë.

Vasili tha se pikësynimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është që të shpaloset një fushatë konstruktive, pasi themelore është formësimi i një pushteti të ri vendor.

Ja kandidatët e propozuar nga LSI:

Cërrik, Altin Toska

Vorë, Luan Sallaku

Mallakastër Shyqyri Kapllani

Skrapar, Nesim Spahiu

Kuçovë, Selfo Kapllani

Kukës, Hasan Halilaj

Lezhë, Viktor Tusha

Gjirokastër, Zamira Rama

Berat, Petrit Sina

Delvinë, Rigels Balili

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat