Berisha: Maqedonia po manipulon me popullatën shqiptare

Shqipëria

Berisha: Maqedonia po manipulon me popullatën shqiptare

Më: 13 maj 2015 Në ora: 14:58

Berisha ka thënë se Qeveria e Maqedonisë po tregon mungesë të transparencës dhe po manipulon me popullatën shqiptare që jeton në atë zonë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë , Sali Berisha, ka reaguar lidhur me konfliktin në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë.
Berisha ka thënë se Qeveria e Maqedonisë po tregon mungesë të transparencës dhe po manipulon me popullatën shqiptare që jeton në atë zonë. Sipas Berishës në atë pjesë është përgatitur një skenar të organizuar që po mbështetet nga autoritet e Shkupit dhe miqtë e tij.

“Terrori shtetëror ne Kumanove nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur por si një vazhdimësi aktesh dhe qëndrimesh te hapura antishqiptare te autoriteteve maqedonase, apo ekstremisteve maqedonas te frymëzuar edhe nga politika zyrtare e Shkupit”, ka shkruar Berisha në rrjetin e tij social në Facebook.

Sipas Berishës të gjitha këto zhvillime dëshmojnë se Shkupi zyrtar mesa duket ka mbërritur në përfundim se në Maqedoni, Republikën e Aleksandrit dhe luanëve të tij, nuk mund të jetohet me shqiptarët që janë aty shumë kohë para se Olimbia të lindte Aleksandrin apo para se luanët të mbërrinin këto vite në republiken e tyre.

“Nisja sa me pare e një hetimi serioz ndërkombëtar për terrorin shtetëror te autoriteteve te Maqedonisë ne Kumanove dhe per procesin "mostra", është jetik për te parandaluar një përshkallëzim te mëtejshëm te rrokullisjes te këtij vendi me rendësi te veçante strategjike per paqen, stabilitetin ne rajon”, shkruan Berisha.

Ai u ka bërë thirje shqiptarëve që tu shmangen provokimeve dhe që me gjakftohtësi ta mbajnë një këmbë vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat