Shtrëngojnë duart! Ja çfarë thanë Veliaj dhe Kosova

Shqipëria

Shtrëngojnë duart! Ja çfarë thanë Veliaj dhe Kosova

Më: 9 qershor 2015 Në ora: 12:02

I kanë lënë akuzat dhe kanë shtrënguar duart.

Dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Halim Kosova, ishin të pranishëm në prezantimin e programit të tyre.

Përpara se Veliaj të ngjitej në skenë për të prezantuar programin, dy rivalët kanë shkëmbyer disa fjalë, duke buzëqeshur.

“Mbaje mikrofonin afër se mezi dëgjohesh, që t’i përcjellësh qartë mesazhet”, mësohet t’i ketë thënë Halim Kosova rivalit Veliaj. Ndërsa ky i fundit i ka thënë “faleminderit”.

Po ashtu Veliaj ka shtrënguar duart edhe me deputeten e PD Jorida Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat