Moment i rrallë në politikën shqiptare, Kosova dhe Veliaj shtrëngojnë duart (Foto)

Shqipëria

Moment i rrallë në politikën shqiptare, Kosova dhe Veliaj shtrëngojnë duart (Foto)

Më: 9 qershor 2015 Në ora: 17:22

Ata u thirrën pak kohë më parë në një debat publik përballë njëri-tjetrit por nuk pranuan, megjithatë rivaliteti që kanë në këtë garë për Bashkinë e Tiranës nuk do të thotë që as duart të mos ia shtrëngojnë njëri-tjetrit.

Kështu Erion Veliaj dhe Halim Kosova i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit duke buzëqeshur e shkëmbyer batuta, dhe kanë lënë për një moment mënjanë akuzat dhe deklaratat e fushatës.

Kjo ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa janë gjendur në të të njëjtin vend të ftuar në një aktivitet privat, organizuar nga revista Monitor.

Madje kandidati i djathtë i dha një këshillë rivalit të tij politik në lidhje me mikrofonin, me të cilin në minutat e para të prezantimit të platformës së tij pati edhe disa probleme të vogla teknike.

“Mbaje mikrofonin afër se mezi dëgjohesh, që ti përcjellësh qartë mesazhet”, mësohet t’i ketë thënë Halim Kosova rivalit Veliaj.

Ndërsa ky i fundit i ka thënë “faleminderit” Po ashtu Veliaj ka shtrënguar duart edhe me deputeten e PD-së Jorida Tabaku.

Ndërkohë që Kosova është përshëndetur përzemërsisht edhe me kandidatin e pava rur Sazan Guri.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat