Veliaj: Nuk kam ambicie partiake

Shqipëria

Veliaj: Nuk kam ambicie partiake

Më: 11 qershor 2015 Në ora: 11:17

Gjatë një takimi me sipërmarrës, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, përsëriti se ai nuk ka ambicie partiake, por do punojë vetëm për kryeqytetin.

“Deri në vitin 2011 shërbimet publike funksiononin mirë dhe mandati i ardhshëm do të kthejë në normalitet Bashkinë. Nuk kam ambicie partiake dhe do të merrem vetëm me punët e Tiranës. E theksoj se do të jem me kohë të plotë në dispozicion të bashkisë”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj përsëriti se do të bëjë një audit të punës së Bashkisë në 4 vitet e fundit: “Do të vendosim një standard: kush kapet me shkelje, do të dënohet. Nuk do të zbatojmë kontratat e minutës së fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat