Mesazhi i Lulzim Bashës për kancelaren Merkel

Shqipëria

Mesazhi i Lulzim Bashës për kancelaren Merkel

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 14:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk e pati shansin të takohej në Tiranë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe pse ajo është shefja e Partive Popullore Europiane.

Megjithatë në mbledhjen e grupit të PD, Basha e kishte një mesazh për mbështetjen e ndërkombëtarëve për këtë parti.

“Dekriminalizimi, lufta pa kompromis kundër korrupsionit që është gangrena e qeverisjes Rama-Meta, ringritja e zgjedhjeve të lira e të ndershme që u goditen rëndë kësaj radhe janë tre beteja jetike për opozitën, për demokracinë, për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Është detyra jonë t’i shndrrojnë në beteja të mbarë shoqërisë, t’i udhëheqim, t’i çojmë përpara drejt finalizimit me sukses në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Europian.

Unë kam kënaqësinë t’ju bej me dije ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë se mbështetja ndërkombëtare ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës për këto kauza është më e madhe se kurrë. Në takimet e shumta dhe intensive që kam zhvilluar këto javë në Bruksel, Vjenë dhe Tiranë me përfaqësuesit e lartë të komunitetit Euro Atlantik kam marë garancitë më të forta për mbështetjen e kauzës dhe betejave tona për zgjedhje të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, për shtetin ligjor dhe standartin e ligjit të barabartë për këdo, për luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit,” tha Basha.

“Po, do të shohim brenda vetes, do të dalim në përfundime realiste për rezultatin e çdo kutie, do të njohim pa asnjë kompleks të metat dhe defektet, do të marrim masa për t’u korigjuar aty ku nevoitet, do të ndërtojmë programe të plota zhvillimi, do të frymëzojmë zgjimin e një ere të re për demokracinë në vend, do të jemi kritikë dhe konstruktivë.

Por askush nuk duhet të ketë iluzionin me të vogël se duke parë brenda vetes nuk do të shohim jashtë vetes, nuk do të përmbushim orë e çast detyrën tonë publike dhe kombëtare si opozitë e fortë, alternativë gjithnjë e më e pjekur dhe më e sigurt shpresë për vendin. Janë ditë të pazakonshme.

Mashtrimet, kriminalizmi dhe korrupsioni qeveritar pretendojnë se janë legalizuar me votën e shumicës së qytetarëve. Kjo nuk mund të ndodhë në zgjedhje të lira.

Por mund të imponohet në zgjedhje të kapura si këto të 21 qershorit. Vetëm përkohësisht.

Sepse ne jemi jemi më të vendosur se kurrë, dhe të bindur se bashkë me qytetarët do ta flakim zgjedhën e regjimit oligarkik të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Pushteti i vjedhur apo i blerë nuk ka të ardhme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat