Merkel: Rama nuk është lider i rajonit

Shqipëria

Merkel: Rama nuk është lider i rajonit

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 16:29

Në konferencën e saj për shtyp kancelarja Angela Merkel ka folur edhe për bashkëpunimin në rajon duke vlerësuar marrëdhëniet midis Shqipërisë me vendet e rajonit, veçanërisht Serbisë.

Merkel tha se i vlerëson hapat pozitivë që Shqipëria ka bërë në rritjen e bashkëpunimit.

E pyetur nga gazetarët nëse e vlerëson Ramën si liderin e e rajonit pasi është vënë re një vlerësim i madh për të dhe kryeministrin serb Vuçiç, Merkel u përgjigj duke qeshur.

“Nuk ka një lider të rajonit dhe nuk mundet të jetë ai një lider i rajonit. Një person nuk mund të jetë kompetent në shumë fusha. Lideri i rajonit është demokracia dhe duhet punuar në rritjen e bashkëpunimit për integrimin sa më të shpejtë në Europë”, tha Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat