Çfarë veshën Rama dhe Merkel?

Shqipëria

Çfarë veshën Rama dhe Merkel?

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 16:57

Për vizitën e saj në Tiranë, Kancelarja gjermane ka zgjedhur të veshë xhaketë dhe pantallonta.

Angela Merkel mbante veshur një palë pantallonta të bardha të lehta dhe një xhaketë ngjyrë rozë, me kopësa të bardha. Në qafë kishte vënë një varëse të hollë, e cila dukej pak nga hapësira që i lejonte xhaketa e mbërthyer. Këpucët e saj ishin të thjeshta, me ngjyrë bezhë dhe me një platformë të ulët.

Ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur një kostum ngjyrë gri dhe një kollare me dizenjo moderne, e cila kombinonte shumë mirë me të, ndërsa në këmbë mbante veshur një palë këpucë të zeza me shkëlqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat