Avioni i Merkel erdhi para kohe, xhiro në Rinas për të respektuar axhendën

Shqipëria

Avioni i Merkel erdhi para kohe, xhiro në Rinas për të respektuar axhendën

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 18:13

U duk se delegacioni gjerman me në krye kancelaren Angela Merkel erdhi me një përpikmëri të madhe por në fakt nuk ka qenë tërësisht e vërtetë.

Avioni i Merkel i parashikuar të zbriste në Rinas në 13:45 në fakt ka zbritur në 13:28.

Për të repektuar kështu axhendën piloti i ka kërkuar leje kullës së vrojtimit të Rinasit për të bërë disa xhiro, shkruan Java.

Por përpikmëria ka qenë edhe në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Shumë njerëz në fakt u çuditën kur eskorta u rrotullua në sheshin “Nënë Tereza” për t’u kthyer më pas para Kryeministrisë.

Këtë gjest e ka vlerësuar edhe ministri Tahiri që i ka dedikuar kësaj ngjarje një status në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat